Australia, Britania dhe Shtetet e bashkuara do të paguajnë një cmim të rëndë për aktet e tyre të gabuara pasi vendosën të mos dërgojnë delegacione qeveritare në lojërat olimpike dimërore që do të mbahen në pekin në shkurt dhe kërcënimi vjen direkt nga ministria e jashtme e Pekinit. SHBA ishte e para që njoftoi bojkotin duke thënë se zyrtarët e saj qeveritarë nuk do të merrnin pjesë në lojërat olimpike për shkak të mizorive të kinës me të drejtat e njeriut, disa javë pas bisedimeve që kishin si qëllim zbutjen e tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha të botës.