Stacioni hapësinor ndërkombëtar do të vazhdojë punën deri në 2030 para se të bjerë në oqeanin paqësor, në fillim të 2031 – thotë NASA. Në një raport të fundit, agjencia hapësinore amerikane tha se stacioni mund të bjerë në një pjesë të oqeanit të njohur si Pika Nemo. Kjo është pika më e largët nga toka në planet dhe njihet po ashtu edhe si varreza e anijeve hapësinore.