Daniela Gjoka, 19 vjeçarja e cila mbeti e plagosur si pasojë e shpërthimit të bomolës së gazit në Velipojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda. 19 vjeçarja kishte planifikuar të martohej muajin e ardhshëm, por ëndrrat dhe jeta e saj u lanë në mes nga shpërthimi i frikshëm, në hotelin ku po flinte së bashku e nënën, motrën dhe vëllain e saj. Në një moshë shumë të re, Daniela Gjoka humbi jetën tragjikisht, në spitalin e Italisë, ku ishte çuar për një trajtim mjekësor më të specializuar, së bashku me nënën e saj Alketa Gjoka, motrën 15 vjeçe dhe vëllain 12 vjeç.