Një krim brenda familjes tronditi Durrësin këtë të martë, ku djali vrau me thikë babanë e tij 69-vjeçar. Krimi I rëndë ndodhi në fshatin Shkallnur rreth orës 13:00, ku autori Marjan Kodheli, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi brenda në banesë babain e tij Pjetër Kodheli dhe më pas u largua me shpejtësi nga banesa.