Vendi ynë është përfshirë nga temperaturat ekstremisht të ulëta, të cilat janë parashikuar se do të jenë prezentë edhe në ditët në vazhdim. Në shumë zona malore të vendit termometri ka shënuar -16 gradë celsius, duke bërë që ngrica të shkaktojë probleme me furnizimin me ujë dhe ndërprerje të energjisë elektrike për disa fshatra në verilindje dhe juglindje.