Top News – Dita e Verës, përplasje politike/ Përleshje fizike mes militantëve partiakë
14/03/2021 13:32

Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha ishin këtë të diel në Elbasan, për të uruar ditën e verës, edhe pse si rrallë herë ka ndodhur një përplasje mes militantëve partiakë. Pasi kanë marrë informacion për prezencën e Ramës në qytet, një grup militantësh nga Partia Demokratike që prisnin liderin Basha krijuan incidente, madje duke thirrur Rama ik në momentin që kryeministri kishte zgjedhur një xhiro në bulevardin kryesor të qytetit. Në të njëjtin vend ka kaluar 5 minuta më pas edhe Basha, që është mbështetur nga përkrahës të tij. Ndonëse ishte një vizitë në ditë feste, Basha e ka cilësuar vizitën e tij në Elbasan një marshim që do refektohet edhe në 25 prill. Nga ana tjetër Policia pas incidentit ka ndërhyrë dhe shoqëruar disa persona. Situata ka qenë e tensionuar për shumë minuta, ndërsa binte në sy edher mungesa e marrjes së masave për covid 19. Gjithashtu Policia ka shtuar patrullat për monitorimin e situatës në territor, për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në vende të mbyllura dhe të hapura, gjatë ditës së sotme dhe gjatë të hënës që është pushim zyrtar. Po kështu do të monitorohet mbajtja e detyruar e barrierës mbrojtëse (maskës) nga të gjithë qytetarët, gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambientet jashtë shtëpisë. Nga policia do të shtohen kontrollet në ambientet e lokaleve, bareve, restoranteve, duke njoftuar pronarët dhe administratorët për të mos organizuar apo lejuar grumbullime masive të qytetarëve gjatë Ditës së Verës. Policia parashikon ndërhyrjen për ndalimin e grumbullimeve më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, për festime. Do të ndalohet lëvizja e qytetarëve përtej orarit të lejuar si dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve përtej orës 20:00.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16