Top News – Diskutime për Shqipërinë/ PE, `jo kushte herë pas here`
10/12/2020 15:26

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi projekt-raportin për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Shqetësimet për klimën e polarizuar politike në vend nuk munguan, megjithatë eurodeputetët e mbështëtën celjen e negocjatave. Draft-raporti u prezantua nga raportuesdja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, e cila ngriti disa shqetësime, ndërsa theksoi se duhen vazhduar reformat e përmendi dhe marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve. Ky eshte nje draft fillestar dhe sic ndodh shpesh ka gjasa te ndryshoje. Do te kete mjaft amendime, por për shkak të situatës aktuale nuk kemi mundur të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojme. Shqipëria është një vend I polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në këtë, në duhet të ndihmojmë në zbutjen e këtij fenomeni. Mua më shqetëson shoqëria civile, pjesëmarrja e saj në procesin politik. Nevojitet më shumë transparence dhe një vazhdim I reformave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, po kështu duhet kompletuar reforma e gjyqësorit. Gjithashtu marrëveshja e 5 qershorit duhet ruajtur për të mirën e vendit dhe të shqiptarëve. Një tjetër shqetësim që ajo ngriti ishte largimi I të rinjve nga vendi për një jetë më të mirë. Santos tha se “ ne duhet të krijojmë kushtet e nevojshme që ata të qëndrojnë dhe këtu, plani I investimeve per ballkanin, mund të luajë rol kyc. Eurodeputetë si Simecka Michal theksuan ndikimin negative të polarizimit politik e rëndësinë e reformës zgjedhore, dhe atë të përfshirjes së të gjithë liderëve politike. Thomas Waitz nga ana tjetër theksoi se shqiperia duhet ndihmuar. Nuk hyn ne pune te shtojme gjithmone me shume kritere per te filluar negocjatat, le te shkojme atje, le te flasim me njerezit dhe ta ndihmojme kete vend te zhvillohet ne drejtim te standarteve europiane e ta lejojme qe te hyje ne BE sa me shpejt qe te jete e mundur. Matuella Michela nënvizoi rëndësinë e gjykatës kushtetuese që Shqipëria të ecë përpara dhe të vendoset për Konferencën e parë ndërqeveritare. “Duhet bashkëpunim mes forcave politike. E vlerësojmë Shqipërinë për përpjekjet e saj dhe gjithëpërfshirjen në bashkëpunimin rajonal. KE është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE”, u shpreh ajo.

Top News- Tanket izraelite drejt bastionit të fundit të Hamas, banorët refuzojnë evakuimin
11/09 10:09
Top Channel/ Zemërimi arrin kulmin në Nepal, ministri zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit
11/09 09:37
Top Channel/ Vr*tet me armë aleati i Trump, reagon presidenti: Charlie Kirk një mik i dashur
10/09 23:20
Top Channel/ Shenja jete në mars? Nasa siguron molekula me origjinë biologjike
10/09 22:34
Top News – DASH godet sërish në Ballkan. Lidhje me krimin, dy zyrtarë malazez shpallen non grata
10/09 22:26
Top Channel/ Prag lufte?! NATO godet dronët rusë: Shkelën hapësirën ajrore polake
10/09 19:32
Top News- Kritikat ndaj prokurorëve / Gonzato siguron mbështetjen e BE Vanhorn të SHBA për KLP
10/09 18:11
Top Channel/Tusk konfirmon: Hynë 19 dronë! Polonia nis ushtrinë në kufi- Rutte paralajmëron Putinin!
10/09 15:18
Top Channel/ Izraeli sulm në Katar, Trump “mes dy zjarresh”: “Nuk dinim gjë”!
10/09 14:50
Top News – ‘Aleanca’ që sfidon perëndimin / Autokratët në një ‘llogore’, sa të bashkuar janë?
10/09 14:48
Top News – A do nisë NATO luftën me Rusinë? Avionë polakë, holandezë, amerikanë e italianë në ajër
10/09 14:47
Top News – Kamera e sigurisë ‘kap’ tornadon / Imazhet dramatike, vorbulla e ajrit mbi qytet
10/09 14:47
Top News – ‘Pyesni Ministrinë e Mbrojtjes…!’ Dronët rusë në Poloni, Kremlini nuk ka asnjë koment
10/09 14:47
Top News – Rrahën dhe dogjën shtëpitë e ministrave…me ministrat brenda, ushtria merr kontrollin
10/09 14:37
Top News – Dronët rusë ‘humbën rrugën’ / Bjellorusia rrëzoi disa, ‘paralajmëruam Poloninë’
10/09 14:22
Top News – BE kundër Izraelit për Gazën / Sanksione dhe pezullim të tregtisë për shkak të luftës
10/09 14:20
Top News – Kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s/ Polonia në alarm: Më afër luftës se kurrë më parë
10/09 13:56
Top News – Putin provokon Perëndimin… / 8 miliardë polakë mbyllen në shtëpi, lufta te porta
10/09 13:54
Top Channel/ “Të bllokojmë gjithçka”: Plasin protestat kundër Macron në Francë, paralizohet Parisi!
10/09 12:27
Top Channel/ Dronët rusë në Poloni, mblidhet me urgjencë NATO- Italia ngre në ajër avionët mbikqyrës
10/09 12:13