Rusia do të zhvillojë gjatë javës së ardhshme një seri takimesh diplomatike me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, për të diskutuar mbi çështjen e Ukrainës. Konkretisht zyrtarët rusë do të mbajnë një takim kokë më kokë me homologët amerikanë më 10 janar në Gjenevë, me zyrtarët e NATO-s më 12 janar në Bruksel dhe një ditë më vonë me ata të OSBE-së në Vjenë.