Top News – Diplomaci apo luftë…! / Tensionet në Ukrainë dhe bisedimet SHBA-Rusi
11/01/2022 12:51

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia filluan diskutime "të sinqerta dhe të drejtpërdrejta", me synimin për të ulur tensionet mes dy fuqive, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të mbajë të dislokuara rreth 100 mijë forca përgjatë kufirit ukrainas, tha Shtëpia e Bardhë. "Ekzistojnë dy drejtime që mund të marrë Rusia në këtë pikë, që mund të marrë Presidenti Putin", tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. "Ai mund të marrë rrugën e diplomacisë. Janë edhe dy raunde të tjera bisedimesh për këtë javë. I perceptojmë si një paketë prej tre takimesh, që mendoj se është edhe pozicioni i palës tjetër. Ose, ekziston shtegu i përshkallëzimit. Kemi sigurisht shpresën se rruga drejt diplomacisë do të jetë drejtimi që ata do të zgjedhin".Asnjëra nga palët nuk e përshkroi takimin si një dështim total, por as nuk ofruan ndonjë perspektivë për të lehtësuar ngërçin gjithnjë e më shqetësues për rritjen e pranisë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, që Perëndimi e percepton si një kërcënim thelbësor ndaj sigurisë evropiane. Nuk pati sidoqoftë as ndonjë tregues për ndonjë lëvizje nga pozicionet për sa i përket çështjeve ndoshta më pak urgjente që kanë rënduar marrëdhënien SHBA - Rusi. Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Ëendy Sherman, që kryeson delegacionin amerikan tha pas bisedimeve që zgjatën tetë orë se Shtetet e Bashkuara i kishin hedhur poshtë me vendosmëri propozimet ruse të sigurisë gjatë bisedimeve me homologun e saj rus në Gjenevë dhe shtoi se Uashingtoni nuk do të lejojë askënd të bllokojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s. ndërsa zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Riabkov, tha para gazetarëve: "Për fat të keq kemi dallime të mëdha në qëndrimet tona parimore në këtë drejtim. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë pikëpamje të kundërta për atë që duhet bërë për disa çështje”.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB