Ndonëse, zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, i ftohti me temperatura të ulta dhe borë në disa zona të vendit është rikthyer sërish. Si pasojë e reshjeve të shumta në aksin Korçë-Qafë Plloçë qarkullimi i automjeteve është bllokuar. Sipas informacioneve mësohet se stuhia e dëborës ka bërë që në këtë aks të bllokohen mjetet e vogla dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Në terren kanë zbritur 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e kësaj rruge ndërsa policia ka bllokuar automjetet deri në rihapjen e plotë të këtij aksi.Automjetet këtë pasdite kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë dhe mos pajisjeve me zinxhirë apo goma dimërore.