Top News – Dimër i vështirë/ Evropa: Nuk ka plane për Krishtlindje!
13/11/2020 12:36

Një sërë vendesh europiane paralajmëruan se është shumë herët për të planifikuar udhëtimet për Krishtlindje, pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në të gjithë kontinentin. Në Suedi, njerëzve u është thënë të përgatiten për kufizime të mundshme të udhëtimit gjatë periudhës së pushimeve. Autoritetet irlandeze dhe franceze këshillojnë të mos bëhen plane, sepse me gjashtë javë të mbetura deri në sezonin festiv, bllokimet dhe masat e tjera janë në fuqi në disa vende. Franca po përballet me një rritje të mprehtë të rasteve që ka paralizuar sërish vendin. Sipas universitetit Johns Hopkins, Franca shënon sot mbi 1.9 milionë infektime të konfirmuara. Vetëm të enjten, numri i shtrimeve në spital mbërriti në 32.600, edhe më i lartë sesa piku i shënuar në muajin prill. Në Itali, shumica e vendit është në izolim por ka zëra që kërkojnë ashpërsim edhe më të gjerë të masave duke pasur parasysh se ato nuk kanë arritur ta frenojnë infeksionin, të paktën deri tani. 636 vdekje u shënuan të enjten në vendin fqinj, opinion publik i të cilit është tronditur nga publikimi i një videoje ku shihej një pacient prekur me covid, i cili dergjej i pajetë në banjën e spitalit. Burri ishte 84 vjec, vuante nga hipertensioni dhe diabeti, dhe kishte kaluar edhe një aneurizem nervor. Trupin e tij të pajete nuk e zbuloi stafi i spitalit, sipas mediave vendase por nje tjetër pacient i infektuar. Covidi në Europe ka rritur trysninë mbi kapacitete spitalore , ndërsa shefi i INFEKTIVIT në COTUGNO të Italisë thoshte se pothuajse nuk kanë më shtretër të lirë.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06