Top News – Dibra dhe Korça përfshihen nga bora/ Pranvera ende larg, probleme në disa akse rrugore
21/03/2021 10:46

Ulja e temperaturave prej dy ditësh ka rikthyer reshjet e dëborës në bulqizë. Reshjet e dëborës të cilat nisën gjatë natës janë shoqëruar me erë të fortë dhe temperatura të ulëta duke sjellë probleme në akset nacionale dhe ato rurale. Bëhet e ditur se aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë kalohet pa zinxhirë, ndërsa në akset rurale kërkohet përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë raportohet që rreshje te lehta debore kanë përfshirë të territorin e Bashkise të Dibrës. Konkretisht ne zonat malore mbi 800 m, trashesia e bores shkon deri ne 10 cm, si tek Kalaja e Dodes, Selishte, Zall dardhe, ndersa theksohet se rruget nacionale jane teresisht te lira. E megjithatë bëhet e ditur se reshjet e borës së fundmi, nuk paraqesin probleme per bujqesine . Ndërkohë edhe në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore të cilat vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5cm deri në 15 cm. Në qytetin e Korçës ka rreth 5 cm bore, ndërsa kontraktorët në akset rrugore kanë punuar punuar për mirëmbajtje dimërore me borëpastruese dhe grupe pune. Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore. Vështirësi paraqet edhe segmenti rrugor i Bigllës në rrugën e Doganës Goricë. Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë. Nga informacioni i dhënë nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit bashkia Korcë, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq së bashku me fshatrat rreth tyre. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defekteve.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14