Top News – Dhurimi i vaksinave për vendet e varfra/ SHBA ka dërguar 15 përqind të dozave të premtuara
02/10/2021 18:44

Shtetet e Bashkuara janë vendi që udhëheq botën në dhurimin e vaksinave, me zotimin për të dhënë rreth 1.1 miliardë doza për të luftuar pandeminë e COVID-19 ës. Por sipas zërt të amerikës deri më tani janë dërguar vetëm 15% e vaksinave të premtuara. Për çdo vaksinë të bërë në Shtetet e Bashkuara, do të dërgohen jashtë vendit tre të tjera. Ky është premtimi që bëri Presidenti Joe Biden për të ndihmuar vaksinimin në mbarë botën. "Shtetet e Bashkuara po blejnë gjysmë miliardi doza të tjera të Pfizer për t'ia dhuruar vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën. Këto janë një gjysmë miliardi doza shtesë që do të dërgohen të gjitha deri në këtë kohë vitin e ardhshëm. Pra, totali i angazhimit tonë për vaksina të dhuruara arrin në mbi 1.1 miliardë", tha Presidenti Biden. Nga 1.1 miliardë doza që kanë premtuar Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit tha se janë dërguar rreth 172 milionë, ose rreth 15 për qind. Shtëpia e Bardhë tha se 200 milionë doza të tjera do të nisen deri në fund të vitit 2021, dhe 800 milionë të tjerat do të dërgohen deri në shtator 2022. Organizatat humanitare thonë se 80 përqind e dozave të administruara kanë shkuar në vendet e pasura dhe më pak se 1 përqind në vendet me të ardhura të ulëta.Të dhënat nga kompania analitike Airfinity mbi rezervat e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Kinë - vendet sasinë më të madhe rezervë - tregojnë një tepricë prej 670 milionë dozash deri në fund të shtatorit, edhe pasi këto vende ofruan injeksione përforcuese për të gjithë personat mbi moshën 12 vjeçare.Aktivistët thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin tashmë dërgesat e donacioneve dhe të bëjnë më shumë për të transferuar teknologjinë e vaksinave. Të dhënat e kompanisë Airfinity tregojnë se prodhuesit e vaksinave prodhojnë 1.5 miliardë doza në muaj. Me më shumë se 6 miliardë doza të administruara tashmë globalisht, objektivi i OBSH-së për të marrë 5 miliardë dozat e mbetura që duhen për të vaksinuar popullsinë e botës mund të arrihet brenda disa muajsh, për aq kohë sa vendet e pasura liberalizojnë kontrollin e tyre mbi sistemin global të furnizimit.

Top News- ‘Haremi’ sekret i Putinit, nga nofka e carit tek ekzekutimet misterioze e kërcënimet
18/10 22:27
Top Channel/ Tronditet sërish Italia, eliminohet me thikë një tjetër student shqiptar
18/10 22:17
Top Channel/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, mijëra njerëz pushtojnë rrugët në gjithë SHBA
18/10 22:09
Top News- SHBA rrit presionin ndaj Maduros/ Shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë
18/10 21:00
Top Channel/ Vijon armëpushimi Izrael-Hamas, kthehen 15 trupa të palestinezëve
18/10 19:55
Top News- Ndahet nga jeta Janusz Bugajski/ Analisti amerikan i njohur për çështjet në rajon
18/10 19:52
Top Channel/ Zelensky ikën duarbosh nga SHBA! Shpërthen zhgënjimi në Kiev
18/10 19:50
Top News- Izraeli kthen 15 trupa në Gaza/ Hamasi- Viktimat kanë shenja abuzimi dhe torture
18/10 19:30
Top News- Princi Andrew heq dorë nga titujt/ Skandali Epstein ‘fundos’ ish-dukën e York-ut
18/10 19:00
Top News-Izraeli vret familjen me 11 anëtarë, çfarë ndodhi në kufi? Paralajmëron Hamas
18/10 18:25
Top News- KE mban të ngrira 112 mln euro për bujqësinë. OLAF: Duhen masa konkrete
18/10 15:52
Top News- SHBA dënon ish-diplomatin rus/ Fshehu lidhjet me Kremlinin dhe mashtroi FBI-në
18/10 14:51
Top News – Testi që zbulon 50 lloje kanceri. ‘Galleri’ mund të identifikojë saktë llojin e tumorit
18/10 14:47
Top News- Nga Zelensky, tek takimi me Putin e Xi Jinping/ Çfarë do të arrijë Trump pas Gazës
18/10 14:00
Top News- Izraeli merr një tjetër peng/ Hamas gërmime për të gjetur trupat e tjerë
18/10 13:49
Top News – Nga Obama tek Bolton, paditë e Trump. Zbardhet lista, ekspertët: Fushatë hakmarrëse
18/10 12:31
Top News- Ushtria kineze merr goditjen e madhe, përjashtohen gjeneralët para plenumit të partisë
18/10 12:30
Top Channel/ Testi që zbulon 50 tumore/ Galleri po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme
18/10 12:23
Top Channel/ Princi “hedh kurorën”/ Pas skandaleve, Andrew heq dorë nga të gjithë titujt
18/10 11:55
Top Channel/ SHBA-Kinë “ulin armët”, tensionet tregtare po zbuten pas bisedimeve ‘të sinqerta’
18/10 11:54
BILETA Portokalli - Bileta