Top News – Dhunë në protestë…/ Greqi, tre policë të plagosur në përleshje
10/03/2021 12:00

Policia greke tha se një oficer ishte plagosur rëndë në kokë pasi përleshjet shpërthyen mbrëmjen e të martës në një protestë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë persona, në athinë, kundër dhunës së policisë. Dy oficerë të tjerë u lënduan po ashtu në protestën që erdhi pas zemërimit të shkaktuar nga një video në të cilën shihej një oficer që rrihte me shkop gome një person të dielën, gjatë një patrullimi në kuadër të respektimit të masave anti covid. Një fotograf i AFP në vendngjarje, mbrëmjen e të martës, tha se përleshjet shpërthyen pasi një grup prej rreth 200 protestuesish të maskuar iu drejtuan një stacioni policie në Nea Smyrni, lagjen e qetë në jug të Athinës, ku edhe u regjistrua incidenti i të dielës. Koshat e mbeturinave u dogjën ndërsa demonstruesit qëlluan me gurë dhe koktejle molotov stacionin e policisë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion. Protesta vjen pas muajsh zemërim në mediat greke dhe mes aktivistëve në lidhje me një numër rastesh të profilit të lartë të brutalitetit të policisë në protestat e studentëve dhe ato të majtistëve. Policia tha se oficeri i plagosur rëndë, që u pa të tërhiqej me forcë nga motocikleta, edhe ishte rrahur nga protestuesit. Ai u dërgua në spital dhe agjencia e lajmeve ANA raportoi se ishte jashtë rrezikut për jetën. Dhjetë protestues ndërkohë janë arrestuar – bëri të ditur policia.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38