Shqipëria dhe Italia firmosën këtë të hënë një marrëveshje për ngritjen e një qendre emigrantësh në vendin tonë. Plani parashikon zbarkimin në vendin tonë të të gjithë emigrantëve që kërkojnë azil në Itali, për një periudhë 28-ditore, aq sa mjafton për shqyrtimin paraprak të kërkesës së tyre dhe marrjes së një vendimi.