Ende nuk ka asnjë gjurmë për gjetjen e 19 vjecares me origjinë shqiptare Artemis Vasili e zhdukur që prej 16 tetorit të vitit të kaluar në Greqi. Kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e saj dhe emisioni “Dritë në tunel” që transmetohet në mediat greke ka zbardhur detaje të reja nga hetimi. Një dëshmi që mbërriti në emision, alarmoi menjëherë policinë për 19-vjeçaren. Dëshmitari pretendoi se e pa Artemisin pak para se të arratisej pas një kontrolli në një zonë të caktuar në praninë e një prokurori. Policia e Omonias e di shumë mirë se ku është Artemis. Ka disa oficerë policie që paralajmërojnë se kur është koha për tu larguar. Ditën që shkoi prokurori, ata u larguan nga dera e pasme. Ata u zhdukën dhe e morën Artemis nga atje”, tha ai.