Georgia Kaltsouni, një studente 21-vjeçare, e cila i shpëtoi mrekullisht sulmit të ish të dashurit shqiptar, në një parkim pranë stacionit të metrosë Torino, pritet që të mërkurën të lërë njësinë e kujdesit intensiv. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari 27-vjeçar, Jetmir Kurtsmajlaj u arrestua nga karabinierët me akuzën e tentativës për vrasje. Nëna e viktimës, e cila jeton në Lesvos ka thënë se Georgia do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv të paktën deri nesër, ndërsa pranë saj qëndron e motra, me të cilën banonte në Torino. Ajo ka marrë pesë plagë në gjoks, qafë dhe bark. Eshtë goditur me thikë kuzhine. Falë Zotit ajo është mirë tani dhe i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar.