Top News – Deri tani vetëm gjysma e rrugës/ Kur mendohet të arrihet imuniteti i tufës
14/03/2021 11:23

Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin tonë, por duket se deri tani, është bërë më pak se gjysma e rrugës në drejtim të imunizimit. Projeksionet e ekspertëve vendas dhe instituteve të specializuara ndërkombëtare tregojnë se, popullsia e Shqipërisë do të jetë nën presionin e pandemisë gjatë gjithë verës së këtij viti deri në vjeshtë, teksa mutacionet e reja që po përhapen kudo në botë rrezikojnë të përkeqësojnë pritshmëritë, por edhe rezultatet e vaksinave. Instituti i Shëndetit Publik, njësia përgjegjëse për projeksionet dhe gjurmimin e pandemisë, ka ndërtuar 2 skenarë (me dhe pa vaksinë) se si do të zhvillohet përhapja më 2021 dhe në bazë të tyre, do të administrohet shëndeti i popullatës. Në skenarin e parë, pa vaksinë, pritet rënie e infektimeve ditore në mënyrë të qëndrueshme, deri në muajin qershor, tha nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku. Rritja e numrit të infektimeve do të nisë sërish gjatë kohës së pushimeve të verës. Në mesin e qershorit, korrik dhe gusht, pritet rritje e kurbës, pasi lëvizjet do të bëhen më intensive. Shumë shqiptarë nga Kosova dhe emigrantë nga Europa do të drejtohen për pushime në plazhet tona, duke ndikuar në një qarkullim më të vrullshëm të virusit. Në skenarin e dytë, i cili parashikon ecuri më intensive të vaksinimit deri në qershor, infektimet do të jenë më të zbehta gjatë verës, ndaj dhe pandemia do të jetë më e lehtë për t’u menaxhuar, tha Ulqinaku. Eksperti i ISHP-së shpjegoi se, kulmi i së gjithë pandemisë ka kaluar në muajin shkurt, duke shpjeguar se në të gjithë skenarët, presioni në shëndetin e popullatës dhe sistemin shëndetësor do të ulet. Tirana ka krijuar imunizim më të lartë në raport me qarqet e tjera, si pasojë e përhapjes më të gjerë, teksa shihet se ka nisur rritja e numrave në qarqet e vogla.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16