Qeveria gjermane po punon që javën e ardhshme Shqipëria të mund të marrë një dritë jeshile nga Bashkimi Europian. Ka qenë kjo deklarata e deputetit të Bundestagut gjerman, njëherësh edhe raportues për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetov gjatë takimit që zhvilloi me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.