Top News – Deputetët dalin kundër Qeverisë/ Hiqet gjoba e majme për siguracionin e makinave
06/04/2021 11:01

Rrëzohet propozimi i Qeverisë që parashikonte vendosjen e gjobës për të gjitha mjetet që nuk rinovonin siguracionin në harkun kohor të 30 ditëve. Ky vendim është marrë nga deputetet që bëjnë pjesë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Në neni 6, pika një të projektligjit në variantin e depozitur nga qeveria parashikonte se cilido që nuk rinovonte sigurimin brenda 30 ditëve, do të gjobitej sipas parashikimeve të Kodit Rrugor, me 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Procedurat e vendosjes së gjobës do të përcaktoheshin me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Ky nen nënkuptonte se vendosja e gjobës do të bëhej mbështetur në të dhënat që do të raportonte Qendra e Informacionit për Sigurimin e Detyrueshëm. Sipas ndryshimeve të propozuara cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë. Edhe me Kodin Aktual Rrugor neni 191 pika 2 parashikohet se “cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë”, por nuk vihen afate dhe as specifikohet se si do të verifikohen ata që nuk e kanë paguar siguracionin, siç u tentua të bëhej me ndryshimet e propoziara. Ministria e Infrastrukturës e mohoi se projektligji parashikonte gjobitjen automatike për këdo që nuk rinovonte siguracionin, megjithëse në thelb neni përkatës i projektligjit sanksiononte pikërisht këtë dhe ndaj deputetët në Komisione vendosën ta hiqnin atë nga projektligji. Komisioni i Ligjeve pati kërkuar heqjen e dispozitave të mësipërme nga projektligji, duke i vlerësuar si antikushtetuese, ndërsa Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese i ka eliminuar përfundimisht nga projektligji që pritet të votohet në seancë plenare.

Top Channel/ Zjarr i madh në Uzinën e Poliçanit, flakët pranë magazinave me lëndë plasëse
06/08 22:51
Top Channel/ SHBA, takime me të gjitha palët! Pret deputetët e rinj nga PS-PD dhe partitë e reja
06/08 22:26
Top News- Zjarr në Patos e Finiq, rrezikojnë banesat, evakuohen përkohësisht banorët
06/08 22:01
Top Channel/ Zjarr në pyllin me pisha në Fier, flakët rrezikojnë zonat e banuara
06/08 21:54
Top News- Misteri i zhdukjes së ish-zyrtarit të SHIK, Britania rinis kërkimet për gjetjen e tij
06/08 20:59
Top Channel/ Zjarr në varrezat e Dhërmiut, rrezikohen ullishtet përreth
06/08 20:52
Top Channel/ Zjarr masiv pranë Uzinës së Poliçanit, rrezikohen magazinat me lëndë plasëse
06/08 20:51
Top Channel/ Vijojnë flakët masive në Finiq, evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri
06/08 20:50
Top News- BSH s’ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Turizmi e ndërtimi ndihmuan ekonominë
06/08 20:45
Top News- Kushtetuesja ‘mbron’ gjyqtarin serb: I është nënshtruar procedurave ligjore
06/08 20:00
Top Channel/ Anglia kërkon Ilir Kumbaron, i kërkuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës
06/08 19:41
Top News- Helikopteri ‘luftë’ me flakët në Finiq, evakuohen banorët…zjarri drejt banesave
06/08 19:34
Top Channel/ 100 të zhdukur nga orteku i baltës, të prekura disa fshatra në lartësitë e Himalajeve
06/08 17:50
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike! Rama ndan videon e radhës: Vazhdojmë!
06/08 16:30
Top Channel/ Universitetet, 20,200 aplikime. Është numri më i madh që pas pandemisë
06/08 15:26
Top Channel/ Kapen prostitutat kineze në Durrës. “Storm 5” arrestoi një 54 dhe 40 vjeçare
06/08 15:25
Top Channel/ Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje, kundërshton aksionin për lirimin e hapësirave
06/08 15:20
Top Channel/ “Meta si Alexei Navalny”. Avokati paraqet kërkesën për lirimin: Mbajini pasaportën
06/08 15:18
Top Channel/ CEO i Bankers mbetet në burg. Apelit zbut masën një të akuzuari. Arsyeja? Vajza e mitur
06/08 15:17
Top Channel/ Çdo ditë 13 aksidente. Në gusht pritet rritje. 4 mln makina qarkullojnë në vend
06/08 15:15