Top News – Dënohen dy ‘xhelatët’ e Milloshevic/ Hagë, 12 vjet burg për ish-shefat e paramilitarëve
30/06/2021 18:27

Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë dënoi me nga 12 vjet burg dy ish-shefa të shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, të akuzuar për udhëheqjen e grupeve paraushtarake gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Të dënuarit janë Jovica Stanishic, 70 vjeç, ish-shef i shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, dhe zëvendësi i tij, Franko Simatovic, 71 vjeç. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja, lirimin e tyre. Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, përfshinin dy njësi elitare, Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit. Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz. Gjykata në Hagë ka liruar Stanishicin dhe Simatovicin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013. Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre. Rigjykimi ka nisur në vitin 2017. Të dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, të tilla si: përndjekjet, vrasjet, dëbimet dhe transferimet me forcë. Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Milloshevic, i cili ishte përgjegjësi kryesor për luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Milloshevic është gjykuar po ashtu në Hagë, por vdiq përpara se t’i shqiptohej dënimi, në vitin 2006.

Top News- ‘Flamingot’ mblidhen tek Kuvendi, protestë kundër territoriales, por jo me Berishën
07/10 22:45
Top News- Territorialja ndan socialistët, Mazniku përplaset me kryebashkiaken e Dimalit
07/10 22:44
Top News- Balluku vazhdon kërcënimet/ Babai i dëshmitares- Presione pas dëshmisë në SPAK
07/10 22:43
Top News- E rëndë! Babai përplas me zetor vajzën 3-vjeçare në oborrin e banesës, humb jetën
07/10 22:21
Top News-Sallat e gjyqit pa siguri edhe pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, magjistratët kërkojnë masa
07/10 22:12
Top News-Makina përplas 18-vjeçarin, “fluturon” nga goditja, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
07/10 21:34
Top News- Peqini nuk gjen qetësi, tjetër zjarr i madh, flakët gjigande përpijnë pyllin
07/10 21:15
Top Channel/ “Nesër finalja në parlament”, protestuesit në shesh: Rama po shkatërron Shqipërinë
07/10 21:14
Top News – Kronologjia e vrasjes së Renis Dobrës/ Si u eliminua nga vëllezërit Bushgjokaj, plani
07/10 20:40
Top Channel/Aksident në Bulgarec të Korçës, mjeti përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë 18-vjeçari
07/10 20:18
Top Channel/Zjarr i madh në fshatin Haspiraj të Peqinit, aktiv prej tre orësh, vijon të digjet pylli
07/10 20:16
Top News – ‘Pastrohet’ burgu i Peqinit. Hiqen karriget dhe tenxheret nga qelitë
07/10 20:10
Top Channel/ SPAK zbardh vrasjen me litar të Renis Dobrës, si u rrëmbye nga vëllezërit tropojanë
07/10 19:55
Top Channel/ Nëna me foshnjën në burg, Avokati i Popullit nis hetim për rastin
07/10 19:53
Top Channel/ Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
07/10 19:42
Top Channel/ E zbulon Rama: 400 kërkesa për kredi, u dhanë 32 hua me vlerë 5 milionë euro
07/10 19:39
Top News – Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit. Biznesmeni e akuzoi se i ka vjedhur miliona euro
07/10 19:38
Top Channel/ Vartësit e Ballukut në SPAK, pyeten sërish Gentian Gjyli dhe Erald Elezi
07/10 19:35
Top Channel/ “Komplikohet rruga drejt BE”! Ekspertët: Anëtarësimi në 2030, i mundur
07/10 19:32
Top News- Çfarë e shkaktoi gjymtimin e pasagjerëve të aksidentit të autobusit? Prokuroria nuk heton
07/10 18:24