Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit do të vazhdojnë të përfitojnë bonusin e qirasë deri në momentin që banesat e tyre të jenë të gatshme. Ky është vendimi i qeverisë që ka hartuar propozimin për zgjatje të afatit të bonusit të qirasë, duke ia kaluar Kuvendit për votim. Këshilli i Ministrave ka ndryshuar aktin normativ që përcaktonte subvencionimin e pagesës së qirasë për te gjithë familjet, të cilave banesat e tyre u shembën apo u shpallën të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit.