Prej disa ditësh zjarret në zonën e Delvinës, nuk kanë kursyer as objektet e kultit. Një vatër e vogël zjarri është aktivizuar këtë të enjte mbi fshatin Varfaj, ndërsa situata në të gjitha vatrat e tjera mbetet e qetë. Autoritetet njoftojnë se vlerësimi i dëmeve, i konsideruar i jashtëzakonshëm, do të marrë kohë. Forca të shumta mbeten në terren për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit, ndërsa banorëve ju është kërkuar të sinjalizojnë për çdo vatër të mundshme.