Top News-Dëme katastrofike nga tsunami… /Pamjet para dhe pas, bilanci i viktimave ende i panjohur
18/01/2022 12:00

Hiri vullkanik ka mbuluar pistën e uljes së avionëve e kjo ka penguar përpjekjet e ndihmës në Tonga, ndërsa shkalla e dëmeve nga shpërthimi vullkanik që shkaktoi një tsunami, po nis të bëhet e qartë. Zelanda e re po përpiqet të dërgojë ujë të pijshëm dhe ndihma të tjera, por avionët nuk mund të ulen në aeroportin kryesor. Disa nga ishujt e vegjël rreth Tongës kanë pësuar dëme të mëdha sipas raporteve. Momentalisht, dy persona janë raportuar të vdekur, por me komunikimin shumë të kufizuar, ekziston frika se bilanci i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Një vullkan nënujor shpërtheu të shtunën, duke e mbuluar Tongën me hi e duke shkaktuar edhe një tsunami. Tonga përbëhet nga më shumë se 170 ishuj të vegjël të shpërndarë në një zonë në jug të paqësorit, me përmasa thuajse sa të japonisë. Vetëm pak më shumë se 100 mijë njerëz jetojnë në Tonga, pjesa më e madhe e tyre në ishullin kryesor, Tongatapu. Fluturimet e mbikqyrjes nga ajri treguan se fshatra të tërë janë shkatërruar dhe ndërtesat janë rrafshuar me tokën. Kjo ka bërë që zyrtarët të druajnë më të keqen, por do të duhen ditë që gjithcka të zbardhet. Komunikimet me ishujt janë ndërprerë pasi një kabull i vetëm nënujor që lidh tongën me pjesën tjetër të botës u këput si pasojë e shpërthimit vullkanik.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06