Shqipëria ende ka shumë punë për të bërë në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Ky është thelbi i raportit të publikuar së fundi nga Këshilli i Europës, në të cilin konstatohet se kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë dhe të policisë, është gjithëpërfshirës, por gjithsesi tepër kompleke.