Top News- Del raporti i DASH për Shqipërinë/ Alarm për zyrtarët e përfshirë në trafiqe
19/07/2022 20:57

Departamenti amerikan i bën thirrje Shqipërisë të rrisë përpjelkjet për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore dhe të hetojë zyrtatët e përfshirë në këto operacione. Në raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2022, i cili përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës, DASH thoët se Shqipëria, e cila përfshihet ne raundin e dytë, nuk përmbush plotësisht standardet minimale por ka rritur përpjekjet për luftën kundër trafikimit. DASH thotë se Përfshirja e zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim madhor dhe se qeveria nuk raportoi asnjë ndjekje penale apo dënim të zyrtarëve, pavarësisht akuzave serioze, ndërsa shkarkoi një oficer policie nga posti i tij. Raporti vë në pah se qeverisë i mungojnë edhe burimet për të trajtuar grupet e cenueshme dhe për kujdes afatgjatë, punësim dhe përpjekje të tjera riintegrimi për të mbijetuarit e trafikimit. Raporti thekson se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat e brendshme dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë saj. Ata shfrytëzojnë gratë dhe fëmijët shqiptarë për trafik seksual e punë të detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik duke u bërë premtime të rreme të tilla si martesa ose oferta pune. Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e sendeve të vogla. Trafikantët i shfrytëzojnë viktimat shqiptare për trafik seksual në vendet anembanë Evropës, veçanërisht në Kosovë, Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër. Në raportin e këtij viti, i bëhet thirrje Shqipërisë që të punojë në hetimin e thellë, ndjekjen dhe dënimin e trafikantëve, përgatitjen e bartësve të sistemit të drejtësisë për trajtimin e trafikimit të njerëzve dhe shtimin e përpjekjeve për parandalimin e trafikimit, mbrojtjen e viktimave dhe riintegrimin e tyre. Policia e Shtetit, thuhet në raport, hetoi 61 raste me 27 të dyshuar, pjesa më e madhe për trafikim fëmijësh dhe se Prokuroria e Përgjithshme ndoqi penalisht 60 çështje. DASH zbulon po ashtu se , SPAK-u ndoqi dy çështje të reja dhe vazhdoi dy çështje të viteve të mëparshme. Po ashtu, raporti thekson se as qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19