Klemend Balili, i ashtuquajtur ‘Eskobari i Ballkanit’ ka dalë nga sistemi i vuajtjes së dënimit në burgun e sigurisë së Lartë në Peqim, me vendim të Gjykatës së Elbasanit, për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit në një burg të zakonshëm. Klemend Balili nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka depozituar rreth një vit më parë kërkesën për të dalë nga burgu i sigurisë së lartë, ku sipas tij i kërcënohej seriozisht shëndeti. Në seancat gjyqësore të zhvilluara për këtë çështje është argumentuar se ambjentet e qelisë në burgun e sigurisë së lartë, i kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore duke u kthyer në një kërcënim serioz për jetën.