Top News – Dekorata e munguar për ‘Koha Jonë’/ Lesi: Tre shoqata gazetarësh, kërkesë metës
01/06/2021 22:10

Pak kohë më parë gazeta e parë e pavarur në vend ‘Koha Jonë’ festoi 30 vjetorin e themelimit të saj. Janë të paktën 3 shoqata gazetarësh që i kanë drejtuar tre kërkesa të ndryshme presidentit Ilir Meta, ku i kanë kërkuar që në këtë përvjetor të dekorojë gazetën ‘Koha jonë’ për rolin që ka pasur në këto 3 dekada si misionare e fjalës së lirë. Por ndërsa nga presidenca dekoratat janë derdhur lumë për emra të njohur e të panjohur, me kontribute apo edhe pa asnjë kontribut për vendin e shoqërinë, dekreti për të dekoruar ‘Koha jonë” mungoi. Përmes një editoriali në formën e një letre të hapur për Metën, botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi, i është drejtuar presidentit të vendit, duke renditur arsyet se përse e priste këtë vlerësim nga ana e tij. “Të të mbajnë me vite me çështje penale vetëm për artikujt dhe të hedhin shtëpinë në erë me dinamit pikërisht nga SHIK-u (pushteti) e ku vetëm Zoti të shpëton fëmijët dhe bashkëshorten, mbetet sakrificë që bën për lirinë e fjalës. Dhe këto mi bëri pushteti i kohës, mua. Të të djegë pushteti redaksinë e gazetës më të madhe në Shqipëri në të gjitha kohërat shqiptare që kur ka lindur fjala dhe të ringrihesh nga hiri, është sakrificë.Të rezistosh 30 vite si gazetë që punon për lirinë e fjalës dhe shtyp të lirë, patjetër që quhet SAKRIFICË”, thuhet ne editorialin e Lesit. Më tej botuesi i njohur vë në dukje se dekorata është vlerësim dhe respekt që shteti ka ndaj një individi apo grupimi të caktuar. “Nuk është lekë, euro! Eshtë respekt! Eshtë fakt publik se mbi 80 për qind e analistëve dhe drejtuesve kryesorë në mediat e shkruara dhe audiovizive kanë dalë nga dyert e KOHA JONE. E përtypa dhe gëlltita që të mos flas publikisht, por edhe nuk mund të hesht, aq me tepër kur flitet për KOHA JONE, e cila ka bërë histori në këtë vend. Natyrisht që ju kuptoj në luftën Tuaj për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të jap të drejtë. Dhe jam solidar në këtë drejtim, me Ju. Sikurse nuk jam aspak dakord me sulmet ndaj sekretarit amerikan të shtetit”, thuhet në letrën e Nikollë Lesit drejtuar Presidnetit të vendit Ilir Meta.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16