Enkelejd Alibeaj, ka folur këtë të martë për herë të parë në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike. Alibeaj teksa uroi demokratët për 22 marsin, që përkon me ditën e fitores së parë të kësaj force politike në zgjedhjet pluraliste, bëri thirrje për bashkimin e demokratëve, por në mënyrë indirekte duke përjashtuar ata që sipas tij kanë përfituar nga PD.