Top News – ‘Defekt teknik’ në uzinë bërthamore/ Impianti i ndërtuar nga rusët, u mbyll për disa ditë
21/06/2021 11:53

Agjencia bërthamore e Iranit tha se për shkak të një “defekti teknik” impianti bërthamor i vendit është mbyllur përkohësisht. "Uzina u hoq nga rrjeti elektrik pas një defekti teknik”, tha Organizata e Energjisë Atomike e Iranit në faqen e saj të internetit. Sipas kësaj agjencie, kjo uzinë për prodhimin e energjisë elektrike që ndodhet në qytetin jugor Bushehr do të rilidhet me rrjetin elektrik “brenda disa ditëve". Një zyrtar nga kompania shtetërore e energjisë elektrike, tha se mbyllja do të zgjasë "tre deri në katër ditë" dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të energjisë. Që nga viti 2011 kur ka filluar funksionimin, kjo është hera e parë që Irani raporton një mbyllje emergjente të uzinës në Bushehr. Objekti është ndërtuar nga Rusia dhe reaktori prodhonte 1000 megavat energji. Kompanitë ruse dhe iraniane filluan ndërtimin e dy reaktorëve më 2016 dhe përfundimi i tyre pritet të zgjaste 10 vjet. Termocentrali në Bushehr furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi. Teherani e ka për obligim që pajisjet e materialit të shpenzuar t’I kthejë përsëri në Rusi si një masë kundër përhapjes së materialeve të armëve bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara, e cila e monitoron objektin, nuk pranoi të komentonte në lidhje me ndërprerjen e prodhimit të energjisë.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06