Top News – Debat për Ballkanin në Bundestag/ AFD, të mos vijnë po ulin pagat e vendasve
11/02/2021 19:41

Partia e ekstremit tw djathw në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka kërkuar me anë të një mocioni në parlamentin gjerman anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Argumenti kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e shkaktuar nga pandemia.Deputeti i kësaj partie, Rene Springer, tha se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor ul pagat e vendasve. Sipas tij punëtorët që vijnë me këtë rregullore marrin deri në 900 euro në muaj më pak se kolegët e tyre gjermanë."Kjo rregullore është ulje page me mbështetje nga shteti dhe ju bëni sikur nuk shikoni", tha Springer. Por deputeti shtoi tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore. Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku "largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante". Degët kryesore të punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor janë ndërtimi dhe gastronomia. Kërkesa e deputetëve të AFD u hodh poshtë nga kolegët e partive të tjera. Ata të gjithë vunë në dukje se Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk përbënte aspak konkurrencë për gjermanët, pasi një nga kushtet për t'u pajisur me vizë pune sipas kësaj rregulloreje është leja e punës. Këtë kandidati e merr vetëm nëse për profesionin e tij nuk ka konkurrentë vendas. "Këtu asnjë ballkanas nuk i merr vendin e punës ndonjë gjermani", tha Daniela Kolbe nga parita socialdemokrate. Deputeti i partisë liberale, Johannes Olpe, u shpreh se qëllimi i këtij mocioni nuk është kontrolli. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon emigrantëve nga Ballkani të shkojnw në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB