Kryedemokrati Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Open të gazetares Eni Vasili, teksa është përplasur me analistët. Njëri prej tyre ka replikuar ashpër me Bashën. Andi Bushati e akuzoi Bashën, se nuk ka denoncuar asnjë aferë dhe se ishte peng i oligarkëve. Sipas Bushatit, Basha ua përmend emrat sa për të larë gojën dhe se asnjë herë nuk ka ngritur një denoncim real ndaj tyre.