Danimarka paralajmëroi të enjten për rritjen e kërcënimit të spiunazhit nga Rusia, Kina, Irani e të tjerë, madje edhe në rajonin e Arktikut, ku fuqitë globale po përballen me njëra tjetrën për burimet dhe trajektoret detare. Shërbimi danez i sigurisë dhe zbulimit tha se ka patur shembuj të shumtë të përpjekjeve për spiunazh në Danimarkë, roli aktiv i të cilës në glob ka ndihmuar që ta kthejë atë në një shënjestër.