Top News – Dalin rregullat e reja/ Për lundrimet me anije dhe jahte
05/11/2020 21:49

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të lundrimit me anije, jaht dhe për sportet detare. Vendimi i qeverisë do të zbatohet nga të gjitha ata operatorë që kryejnë aktivitet me mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, si dhe për motorët e ujit, për rafting, kanoe, zhytje etj. Bizneset që do të kryejnë këto aktivitete duhet të jenë të licencuar si “operatorë turistikë” dhe të certifikuar nga Ministria e Turizmit. Vendimi përcakton se për ata operatorë të turizmit detar, në rastin kur jahtin ose mjetin e vogël lundrues e jep me qira apo me kontratë “bareboat” apo “çarter me kohë”, është i detyruar që të njoftojë Zyrën e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese Shqiptare pranë kapitanerisë së portit përkatës. Njoftimi duhet të bëhet me e-mail ose duke ngarkuar në sistemin elektronik një kopje të kontratës të qirasë. Për mjete me kapacitet mbi 12 pasagjerë, drejtimi i tyre do të lejohet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar dhe i autorizuar, sipas parashikimeve ligjore. Për mjetet me kapacitet nën 12 pasagjerë, lejohet që shërbimet plotësuese, të bordit, të ambienteve të brendshme dhe të kuzhinës të kryhen nga persona, në cilësinë e vizitorit, me kusht që të kenë mbushur moshën 17 vjeç – shkruan monitor. Për motorët e ujit, parashikohet që gjatë periudhës prill-nëntor lundrimi i tyre të jetë deri në 500 metra larg bregut, por me shpejtësi të lejuar deri në 10 nyja. Operatori i turizmit detar që ushtron lundrimin turistik me jaht apo anije është i detyruar të ushtrojë aktivitetin e tij në vende të lejuara, sipas zonave të publikuara nga ministria përgjegjëse për turizmin; të marrë përsipër zbatimin e Kodit të Etikës, miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin, nëpërmjet nënshkrimit të një vetëdekarimi; të disponojë pajisje për regjistrimin elektronik të listës së ekuipazhit dhe të pasagjerëve, që përfshin lidhjen në internet; të raportojë listën e ekuipazhit e të pasagjerëve para çdo udhëtimi në sistemin elektronik, sipas parashikimeve ligjore në fuqi; t’i dorëzojë klientit mjetin lundrues, sipas parashikimeve të kontratës së qirasë.

Top News – Luftë hibride përmes IA. Rreziku i ekspozimit ndaj manipulimeve teknologjike
24/08 11:06
Top News- Politika bëhet bashkë për Zhejin/ Mesazhe ngushëllimi e vlerësim për figurën e tij
23/08 22:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një nga mendjet më të ndritura të publicistikës shqiptare
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52
Top Channel/ 420 mijë dollarë, kontributi i diasporës transformon Kullën e Bajraktarit të Hotit
23/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë
23/08 15:25
Top News- Fadromat nisin shembjet në Durrës, IMT në Tiranë bën bilancet e aksionit për hapësirat
23/08 15:23
Top Channel/ Tre grupe parlamentare, pas Metës, Berisha pritet t’i japë deputetë dhe republikanëve
23/08 15:13
Top Channel/ Unioni i gjyqtarëve reagon ndaj denoncimeve të kryeministrit: Gjyqtarët të indinjuar
23/08 15:11
Top Channel/ Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës
23/08 15:03
Top News- Fadromat prishin tendat dhe shtesat pa leje në Durrës, Rama ndan pamjet
23/08 15:01
Top News- “Bashkia Tiranë simbol dështimi”, demokratët akuza për keqmenaxhim, kërkojnë zgjedhje
23/08 14:59
Top Channel/ Zjarr në traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi
23/08 14:57
Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08 14:53
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19