Detaje të reja janë publikuar nga mediat greke në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga policia kufitare e Githios me rreth 1.2 ton marijuanë, me vlerë 6.7 mln euro. Teksa kanë publikuar foto të tjera, mediat greke raportojnë se gomonia u nis nga Vlora dhe njëri prej skafistë rezulton me precedent të mëparshëm penal në Itali. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Turqinë e ndersa operacioni u zhvillua disa ditë më parë në Greqi, Lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit, kane beret e ditur burimet policore greke.