Top News – Çunat problematikë të Elbasanit!/ Frikë dhe tension, çfarë pritet në 25 prill!
14/03/2021 16:46

Eshtë e paimagjinueshme që edhe një festë, si Dita e Verës të kthehet në arenë politike, e sidomos tani, kur militantët mund të thuhet pa frikë se nuk kanë më peshën e ca viteve më parë, kur edhe të vrisnin, apo vrisje në rast se cënohej me fjalë lideri i partitë në të cilën bëje pjesë. E pamundur të mendosh, që edhe në vitin 2021, militantët bëhen protagonistë të incidenteve në emër të liderëve, kur vetë këta të fundit kanë bërë dhe nuk është cudi të kenë bërë marrëveshje edhe për këto zgjedhjet e fundprillit për në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që ndodhi këtë të dielë në Elbasan, as më shumë e as më pak është një sjellje e shëmtuar e ndikuar nga politika, ose liderët lokalë të partive politike. Por, kjo nxjerr në skenë një tjetër gjë dhe ka të bëjë me ccunat problematikë të Elbasanit, që janë përfolur prej kohësh që kanë lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Nuk janë të pakta krimet që kanë ndodhur në këtë qytet në harkun e tre dekadave të fundit. Personazhe të botës së krimit veprojnë në qytet në shumicën e rasteve edhe me mbrojtje të politikës. E gjithë kjo të krijon përshtypjen se Elbasani do të përfshihet nga situata aspak të këndshme në 25 prill, aty ku politika përplaset për vendet në parlament. Jo vetëm në qytet, një trend i rrezikshëm që po vërehet në këtë qytet është se format organizative të grupeve kriminale po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale përreth. Duke pasur parasysh situatën ekonomike dhe edukimin në rrethina, rrezikohet zhvendosje e organizatave kriminale me struktura hierarkike në zonat rurale. Të pyetur për persona të skeduar dhe me rrezikshmëri në Elbasan, Policia nuk e pohoi, por as e mohoi një fakt të tillë. Një burim tha për Top Neës se ka një listë personash që po mbahet nën vëzhgim të rreptë, por nga ana tjetër konfirmuan se ka informacione për trazira në 25 prill, por sipas tyre, ato janë lehtësisht të eliminueshme, nëse vetë politika nuk bashkëpunon me ta.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16