Top News – Covidi dhe vitamina D/ Nuk ka prova se ndihmon
17/12/2020 12:52

Nuk ka prova të mjaftueshme se vitamina D mbron njerëzit nga koronavirusi – thotë një panel ekspertësh. Sipas tyre, më shumë kërkime nevojiten. Por sidoqoftë, është e këshillueshme për të gjithë që të marrin këtë dimër një suplement ditor shtesë për t’i mbajtur kockat dhe muskujt të shëndetshëm. Në Britaninë e Madhe, vitamina D po ofrohet falas për personat më vulnerabël. Zyrtarët e shëndetësisë kanë kryer një rishikim të shpejtë të provave për lidhjen mes vitaminës D dhe Covid-19, pas një numri studimesh që kanë sugjeruar se ajo mund të luajë një rol në reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve respiratore. Sidoqoftë ekspertët thanë se nuk ka prova të mjaftueshme për ta rekomanduar vitaminën D për të parandaluar apo trajtuar sëmundjen. Ekspertët e shëndetit që kanë studiuar provat, thanë se testime më cilësore nevojiten para se ata të mund të dalin në një konkluzion. Sidoqoftë, marrja e suplementeve të vaksinës D është veçanërisht e rëndësishme këtë dimër për shkak të pjesës së madhe të kohës që njerëzit kanë kaluar në shtëpi, në izolim apo duke u ruajtur nga koronavirusi. Kjo do të thotë se ata mund të mos marrin mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, që është një nga burimet kryesore të saj. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga disa ushqime si peshku dhe drithërat.

Top Channel/ SHBA dërgon fshehurazi raketa në Ukrainë: Janë “vrastare”, rreze veprimi 300 kilometra!
25/04 12:08
Top News/ Pritet urdhëri për të shfarosur Hamasin / Trupat izraelite pushtojnë Rafahun brenda ditësh
25/04 12:07
Top Channel/ Polonia kthen meshkujt ukrainas: Të shërbejnë në ushtri kundër Rusisë!
25/04 12:07
Top News/ Rusia, bomba bërthamore në hapësirë! Çfarë po fsheh Putini? Veto në OKB për rezolutën
25/04 11:51
Top News/ Kina, ‘ushtri’ të madhe në hapësirë /’LUFTA E YJEVE’, godet shënjestrat nga mijëra km larg
25/04 11:50
Top Channel/ Ngec ekonomia gjermane: Tkurrje me 0.3 %, asnjë shtet tjetër i madh në këtë situatë!
25/04 11:47
Top News/ Gati të kthejë ukrainasit mbrapsht / Polonia do të ndihmojë Kievin: Të shërbejnë në ushtri
25/04 11:41
Top News/ Venecia, ‘luftë’ turizmit masiv / 5 euro për të hyrë në qytet, nga sot bileta ditore
25/04 11:36
Top Channel/ Rikthim në Bruksel për dinarin serb: BE nuk tërhiqet, takime të reja!
25/04 11:21
Top News/ Ukraina merr armë që mund të ndryshojnë luftën/ SHBA i dërgon fshehurazi raketat
25/04 10:05
Top News/ Tajlanda nën pushtetin e “El Nino”, përfshihet nga nxehtësia ekstreme
25/04 08:30
Top News/ Kuajt vrapojnë rrugëve të Londrës, plagosin katër persona
25/04 08:00
Top News/ SHBA armatos Ukrainën/ Biden firmos ligjin, ndihmë dhe për Izraelin e Tajvanin
24/04 22:57
Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54