Maqedonia e Veriut ka shtyrë procesin e regjistrimin e popullsisë për në shtator. Në një kohë kur mbi 150 mijë qytetarë ishin regjistruar online, shtyrja e datës së censusit vjen si pasojë e efekteve të pandemisë në vend. Ky vendim u arrit pas bisedës së zhvilluar të hënën mes kryeministrit Zaev dhe liderit të opozitës.