Autoritetet në pekin kanë izoluar një qendër tregtare dhe disa zona rezidenciale pasi një vatër covidi u konfirmua atje. Kina ka goditur me ashpërsi transmetimin e koronavirusit përmes izolimeve të shpejta, testimeve masive dhe kufizimeve të udhëtimit, por autoritetet tani janë në alarm pas një rritjeje në shkallë kombëtare të infektimeve të lidhura me udhëtimet brenda vendit në muajt e shkuar.