Top News – Covid merr 18 jetë të tjera/ Rekord shtrimesh, 585 pacientë në spitale
17/02/2021 18:18

Pandemia e koronavirusit në vendin tonë vijon të jetë e perkeqësuar. Të dhënat ditore e konfirmojnë këtë, ku në 24 orë u raportuan 18 viktima, një nga ditët me më shumë humbje jete që nga nisja e epidemisë në marsin e vitit të kaluar. Sipas ministrisë së Shëndetësisë personat që kanë humbur jetën janë të moshave nga 39-84 vjeç, pra mes tyre ka edhe të sëmurë në mosha të reja. Me këto të dhëna numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1600. Të larta janë edhe rastet e reja me Covid 19, ku janë konfirmuar 1075 qytetarë të prekur nga virusi, si pasojë e 3901 testimeve të kryer ndaj personave të dyshuar. nga këto raste të reja 361 janë në në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë dhe Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë dhe Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër dhe Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë dhe Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat. Në total numri i rasteve pozitive me covid 19 që nga marsi ka shkuar në 95 726. Edhe shtrimet në spitale, kanë shnëuar një rekord më vete, ku në spitalet covid në Tiranë dhe në rrethe po trajtohen 585 pacientë, nga të cilët 37 në terapi intensive dhe 12 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa raste aktive janë 34 442 persona.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16