Top News – Covid-19/ Vaksina e Pfizerit fillon shpërndarjen në dhjetor
20/11/2020 11:22

Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin pohoi se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer. Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Evropë. “Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom. Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme”. “Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.”Ne madje mund të fillojmë të shpërndajmë vaksinën në dhjetor,” shtoi ai, “nëse të gjithë punojnë së bashku shumë ngushtë”. Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19. Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vdekje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë.Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë COVID-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB