Top News – Covid-19 edhe në Antarktidë/ I pari rast në kontinentin e akullt
22/12/2020 12:14

Covid-19 ka mbërritur edhe në Antarktidë. Kjo është hera e parë që shënohet prania e sëmundjes në kontinentin e akullt, i cili deri të hënën ishte i fundit që kishte mbetur pa u prekur nga koronavirusi. 36 persona rezultojnë të infektuar në një bazë kërkimore kiliane, 26 prej të cilëve janë personel ushtarak. Lajmin mbi rastet e regjistruara në bazën “Bernardo O’Higgins Riquelme” u transmetua më së pari nga mediat në gjuhën spanjolle, që shpjegojnë se shpërthimi i infeksionit besohet të ketë nisur gjatë dorëzimit të furnizimeve nga anija Detare Sargento Aldea, e cila kishte mbërritur nga Kili. Kur anija u kthye në portin e Talcahuano-s tre javë më vonë, disa anëtarë të ekuipazhit rezultuan të prekur me Covid-19. Të 36 të infektuarit në Antarktidë janë evakuuar tashmë drejt qytetit kilian Punta, ku janë vendosur menjëherë në izolim ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Për momentin, të gjitha projektet e mëdha kërkimore në Antarktidë janë pezulluar. Edhe pse kontinenti i bardhë nuk ka rezidentë të përhershëm janë rreth 1.000 shkencëtarë dhe vizitorë që vendosën të qëndronin atje për të kaluar dimrin.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB