Çmimi i shitjes së hidrokarbureve ka pësuar një tjetër ndryshim këtë të martë, pas mbledhjes së bordit të transparences, i cili vendosi të ketë një tjetër ulje të tregtimit me shumicë dhe pakicë. Çmimi i naftës, do të tregtohet më shumicë në vlerën e 214 Lekë për litër, benzina 194 Lekë për litër dhe gazi 92 Lekë për një litër. Sa i përket tregëtimit me pakicë, nafta do të shitet me 226 lekë për litër. Edhe benzina e gazi kanë pësuar një ulje të lehtë, në raport me pak ditë më parë. Në njoftimin zyrtar, Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.