Kur Muammar Gaddafi, diktatori libian, u nxor me forcë nga streha e tij në vitin 2011 dhe u vra nga njerëzit e tij, Vladimir Putin u trondit aq shumë se ndryshoi kursin e politikës së tij. Ky është makthi i tij më i keq, sipas Douglas London, ish-agjent i CIA-s dhe autor i disa librave spiunazhi. Ai thotë se Putini u prek shumë duke parë turmat që talleshin, torturonin dhe në fund vrisnin Gadafin”.