Top News/ CIA do hetojë sëmundjen misterioze/ Një task force do të merret me sindromën e Havanës
24/07/2021 16:36

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplomatët amerikanë. Sëmundja shkakton një larmi simptomash, që përfshijnë: marramendje, të përziera, migrenë dhe humbje të kujtesës. Sëmundja është quajtur Sindroma e Havanës, sepse është shfaqur për herë të parë në Ambasadën amerikane në Havanë, në vitin 2016, duke prekur dhjetëra diplomatë. Në vitet më pas, dhjetëra raste të reja janë raportuar në objektet diplomatike të SHBA-së në Kinë, Rusi, Evropë dhe Azi Qendrore. Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se po heton raportet e dhjetëra oficerëve të inteligjencës, diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë në Vjenë, të cilët janë ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Sindromës së Havanës. Në një intervistë për Radion Publike Kombëtare në SHBA, Burns tha se ekziston një “mundësi shumë e madhe” që simptoma të shkaktohet qëllimisht. Ai tha se ka caktuar një oficer të lartë për të udhëhequr një task-forcë, që po heton sindromën. “Jam absolutisht i vendosur për të gjetur përgjigjen se çfarë dhe kush e shkakton këtë”, tha Burns. Ai tha se rreth gjysma e 200 zyrtarëve amerikanë dhe familjarëve të prekur janë oficerë të CIA-s ose të afërm të tyre.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36