Presidenti I Bjellorusisë ka zbuluar së fundmi në një intervistë se ai dhe kreu rus dikutojnë gjithnjë për Ballkanin Perëndimor në takimet e tyre. “Situata në Ballkan shfaqet shpesh në takimet tona me presidentin rus”, tha Aleksandr Lukashenko teksa u takua me Konsullin e Nderit të Bjellorusisë në Beograd dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Serbi-Bjellorusi në Parlamentin serb Dragomir Karic. Lukashenko thotë se ai dhe Kreu i Kremlinit pyesin njëri tjetrin se kë kanë aleat në Ballkan, duke vecar Serbinë si aleatin më të cmuar.