Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Sociliste, në një prononcim për mediet tha se grupi që ai drejton është në dokord për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Sipas Ballës ky komision do të ketë si objekt implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, që sipas tij nuk janë imlementuar që nga viti 2015.