Top News/ Çfarë do të bëjmë me Trumpin…? Britania e Franca në bisedime, flasin dhe për Ukrainën
11/11/2024 12:08

Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të diskutojë sigurinë evropiane dhe ndikimin e mundshëm të një presidence të dytë të Donald Trumpit, në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris gjatë ditës. Përpara pjesëmarrjes në një ceremoni në Varrin e Ushtarit të Panjohur, Macron dhe Starmer pritet të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës dhe situatën humanitare në Gaza, tha Doëning Street. Takimi i tyre vjen pasi ka shumë shqetësime në lidhje me mbështetjen e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën, pasi ai tha se mund t'i jepte fund luftës me Rusinë "brenda një dite". Tregtia do të jetë gjithashtu në axhendë, me Trumpin që ka thënë se do të vendosë një tarifë totale prej 20% për importet në SHBA. Disa ekonomistë kanë paralajmëruar për ndikimin global të tarifave të tilla, me parashikimin e një goditjeje të mundshme prej 22 miliardë paundësh ndaj eksporteve në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik, i pari që merr pjesë në ceremoninë në Champs Elysee që nga Ëinston Churchill në 1944, do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin francez Michel Barnier. Ndër temat që mund të diskutohen në takim janë Ukraina, Lindja e Mesme, emigrimi dhe shtytja e qeverisë për një "rivendosje" të marrëdhënieve me BE-në. Për Ukrainën, liderët pritet të diskutojnë se si të sigurohen që forcat e saj të jenë në pozicionin më të mirë të mundshëm përpara dimrit. Një temë e mundshme e diskutimit është edhe leja për ukrainën që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadoë, thellë në territorin rus. Këto raketa janë prodhim britaniko-francez. Por, pas muajsh diskutimesh për këtë çështje, vendimmarrësi kryesor për Londrën dhe Parisin mbetet Presidenti Biden, ndaj nuk pritet ndonjë përparim. Pikëpyetjet që janë ngritur pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, se çfarë mund të thotë mandati i tij i dytë për mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe NATO-n, janë po ashtu tema diskutimi.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36