Top News – Çertifikata vaksine nga qershori/ Bashkimi Evropian do t’i lëshojë edhe për Ballkanin
29/03/2021 18:35

Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër koronavirusit, nga muaji qershor. Për qytetarët e vendeve të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është hapur po ashtu mundësia që të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë. Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Ëigand, kujtoi se udhëtimet jothelbësore të qytetarëve të vendeve të treta mbeten të ndaluara. “Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe ta lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Ëigand. Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave. Në Komisionin Evropian po ashtu tha se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre, por kjo, sipas zyrtarëve evropianë, kërkon harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me kërkesat evropiane. “Me këtë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja", tha Ëigand. BE-ja është kritikuar për fushatë të ngadalshme të vaksinimit kundër koronavirusit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me furnizim. Të dielën, Kosova ka pranuar dozat e para të vaksinave, ndërsa të martën pritet të nisë fushatën e imunizimit. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë nisur tashmë vaksinimin.

Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
DIGITALB DIGITALB