Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka marrë pjesë në një ceromoni në Spanjë së bashku më Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras, ku janë vlerësuar me medalje punonjës të 2 policive. Gjatë ceremonisë, Rrumbullaku është vlerësuar me “Urdhrin e Meritës Policore”. Ndërsa 2 drejtuesit e departamenteve për Kufirin dhe Migracionin dhe për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të Policisë së Shtetit janë vlerësuar me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”.